Oriola pranon dhuratë nga Elvana
Elvana e befasoi modelen e njohur. Këngëtarja Elvana Gjata i ka dhuruar një kopje të albumit të saj të ri “Çelu”, modeles së famshme Oriola Marashi
Këtë e bëri të ditur Oriola përmes një postimi në Instagram, ku shprehet e lumtur që pranoi një dhuratë të tillë nga artistja e preferuar e saj. “Faleminderit idhulli im Elvana Gjata, te duam jashtemase shum”, shkruan ajo.
Ndryshe, Elvana Gjata në orët e para të ditës së sotme publikon këngën “Loti”, të vizualizuar edhe me një klip të veçantë