Adrola Dushi vë në pah trupin e saj jo\shës në bikini
Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, përherë tërheq vëmendjen e audiencës. Ajo në rrjete sociale është tejet aktive, duke ndarë vazhdimisht imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.
Sikur një pjesë e madhe e estradës, edhe modelja ka zgjedhur që të ketë disa ditë pushim. Nëna e një djali ka mahnitur me postimin e fundit, ndërsa ka vënë në pah linjat trupore në një palë bikini të bardha.
Duke pozuar tërësisht pa makijazh e pa filtra, supermodelja vjen në formë të mrekullueshme. Vlen të përmendet se përpos botës së modelingut, ajo është angazhuar edhe me emisione televizive.