Kosovari i identifkuar si Liridon B. ka qëlluar me thi kë partneren e tij duke e lënë të vde kur. Ngjarja e rë ndë ka ndodhur në Francë, në Hayange, Moselle.
Mediat lokale shkruajnë se 23-vjeçari nga Kosova e ka qëlluar pesë herë me th ikë partneren e tij, Stéphanie, në sy të vajzës së tyre, vetëm 4 vjeçe. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia dhe shërbimet mjekësore kanë shkuar pranë të resë, por pavarësisht përpjekeve të tyre, 23-vjeçarja nuk ia doli dot mbanë dhe ndërroi jetë.
Autori i ngjarjes, i cili ndodhej në Francë me leje qëndrimi është një person i njohur për policinë për shkak të ngjarjeve në të cilat është përfshirë.
Christian Mercuri, prokurori publik i Metz, është shprehur se ai ka kryer më shumë se 20 vepra penale, në lidhje me dhunë dhe shpërndarje të tra fikut të dr ogës. Shqiptari nga Kosova u la i lirë nga bu rgu në 12 maj dhe u vendos me një byzylyk të thjeshtë elektronik në arr est shtëpie.
Pak orë pasi vr au partneren e tij, ai u vu në pranga dhe tashmë ndodhet në parabu rgim.