Festivali më i madh i këngës në Evropë është kthyer pas një viti pauzë përshkak të virusit Covid-19.
Pas natës së parë gjysmëfinale ku u zgjodhën 10 shtetet e para finaliste, sonte zhvillohet nata e dytë ku interpreton edhe Anxhela Peristeri, si e 11-ta me radhë.
Anxhela krahas vokalit mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen e saj madje u konsiderua si veshja më e mirë.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Ditën e djeshme mediat serbe u alarmuan duke e quajtur skandal faktin që artistja në një konferencë për media bëri simbolin e shqiponjës.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)