Motrat Mustafa kanë publikuar tjetër projekt në prag të festave.
Motrat Mustafa gjatë kësaj periudhe kanë qenë shumë aktive me projektet për festat e fundvitit.
Sahidja dhe Safetja kanë publikuar edhe një tjetër potpuri, në të cilën përmbledhin disa projekte muzikore.
Edhe kësaj radhe, ato bëjnë për vete publikun me zërin unik që e posedojnë. Si Sahidja, ashtu edhe Safetja, dukeshin shumë elegante në videon e këngës, të veshura me fustane të gjata.