Këngëtarja Genta Ismajli po jeton përrallën e saj të dashurisë me partnerin turk, Usta.
Ata s’bëjnë dot pa njëri-tjetrin dhe i shohim kudo bashkë, madje në rrjete sociale
Genta na ‘qeras’ herë pas here me foto të ëmbla të çiftit.
LEXO EDHE: Miriam Cani na emocionon me këtë letër nga vajza
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Usta dhe Genta kanë nisur bashkëjetesën dhe tashmë që festat kanë ardhur, ata
kanë dekoruar ambientin e shtëpisë për t’iu përshtatur atmosferës së fundvitit.
Ka qenë këngëtarja ajo që ka ndarë në Instagram foto nga shtëpia e tyre, ku dallohet
pema e Krishtlindjeve, e dekoruar me topat vezullues.
Dyshja e ka shijuar këtë atmosferë të ngrohtë me alkool dhe filma në sfond.
Ata kanë bërë të ditur se gjërat mes tyre janë tashmë tepër serioze, janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit dhe vitin e ardhshëm presim dasmën!
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)