E gjithë veprimtaria e profesor Anton Çetta tashmë është mbledhur dhe botuar në një tërësi vëllimesh, kompleti i të cilave është përuruar sot në kuadër të muajit nëntor, që është shpallur muaji i Anton Çettës, shkruan infoline-news
Ai njihet më së shumti për fushën e pajtimit në mes të njerëzve, u vlerësua si një prej personaliteteve më të mëdha që ka historia e Kosovës.
Aktivitetet dhe rikujtuar figurën e profesor Anton Çettës nuk mjafton, por jemi angazhuar që të sjellim në vëmendjen tonë një pjesë të kontributit të tij të çmuar. Sot promovojmë një pjesë të konsiderueshme të veprave të profesor Anton Çettës.
Dumoshi bëri të ditur se deri më 24 dhjetor do të jetë publik konkursi për t’u nominuar për çmimin “Anton Çetta”, i cili për herë të parë do të ndahet më 3 janar 2020, në përvjetorin e lindjes së tij.
Ndërsa e bija e Anton Çettës, Donika Çetta tha se sivjet po e përjetojnë një nëntor ndryshe. “Ky muaj i dhem bjes dhe pikë llimit për familjen tonë erdhi më ndryshe. Momente të veçanta në jetën tonë i bëjnë të bukura njerëzit që i ndajnë me ne. Ky muaj, duke iu falënderuar Qeverisë, kryeministrit Hoti, me iniciativën e ministres Vlora Dumoshit.