Reperi i njohur Gold AG gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me
prurje muzikore.
Artisti, i cili ka mbledhur fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare,
së fundmi njoftoi se po vjen me tri këngë të reja.
LEXO EDHE:
Në lidhje me Young Zerkën? Reagon Kiara Tito
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Ai përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se deri në fund të muajit nëntor
do të lansojë disa projekte muzikore, përfshirë këtu edhe në Ditën e
Pavarësisë së Shqipërisë.
“19 nëntor – Tornado, 26 nëntor – Prej Shqipnie, 28 nëntor – babë e djalë”,
ka shkruar ai, referuar këngëve të reja që do t’i publikojë.
Reagimet ndërkohë kanë qenë të shumta nga ana e fansave, të cilët duket
se mezi po presin për prurjen e re të 34 vjeçarit.
Ndryshe, Gold AG ditë më parë publikoi këngën e re “Trimi i Dukagjinit”
dedikuar dëshmorit Fadil Maloku.