Arban Abrashi nga LiDK sapo ka përfunduar takimin me U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me çështjen e zgjedhjeve.
Abrashi pas kësaj deklaroi se në takim është përmendur data e mundshme e këtyre zgjedhjeve e që është 7 shkurti.
LEXO EDHE: Sipas masave të reja, këta persona lirohen nga puna
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Sipas tij pritet që të përfundojë edhe procesi i projektbuxhetit dhe më pas të vazhdohet edhe me zgjedhje.
“Janë diskutuar shpesh herë çështjet politike si dhe janari shpesh herë kemi përmendur që zgjedhjet duhet të mbahen në janar, në mënyrë që procesi zgjedhor, certifikimi me ankesa të përfundojë në kuadër të mandatit kushtetues së ushtrueses së presidentit.
Prandaj të mos kalohet kjo dhe të mos-kalohet në një paqartësi kushtetuese, prandaj kemi diskutuar për zgjedhje”, tha ai.
Tutje Abrash shtoi shtoi se ajo çfarë diskutuam sot brenda dhe çfarë mund të themi publikisht është se duhet të gjejmë fuqi politike në skenën tonë politike që të miratohet buxheti 2021.