Mjalti është konsideruar një ushqim shumë i thjeshtë, por gjithmonë një ilaç i vërtetë popullor. Gjithashtu mjalti shërben për krijimin e maskave të ndryshme për fytyrën, por duhet ta evitoni mjaltin nëse jeni alergjik ndaj tij.
Mëposhtë ju japim disa alternativa sesi mund të kujdeseni për bukurinë tuaj nëpërmjet mjaltit:
Lëkurë e thatë
Mjalti është një zgjidhje natyrale, e përshtatshme për kujdesin ndaj një lëkure të thatë, duke patur parasysh zonat e thata të trupit të prekura nga dehidratimi, të tilla si bërrylat, duart dhe këmbët. Aplikoni mjaltin në lëkurën tuaj dhe lëreni të veprojë për 30 minuta, përpara se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.
Buzë të çara
Mjalti është një nga përbërësit më të njohur për buzët e plasaritura. Ai do të ndikojë dhe do të luajë rolin e shëruesit për buzët, për shkak të vetive antibakteriale. Mjafton ta aplikoni në sasi të vogël
Flokë të thatë dhe të dëmtuara
Për t’u kujdesur për flokët e thatë dhe të dëmtuar nga përdorimi i piasterit apo nga pajisje të tjera, përgatisni një lloj mase me mjaltë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Përzieni mirë dy lugë mjaltë me dy lugë vaj ulliri. Nëse e dëshironi më të lëngshëm masën, hidhini pak ujë dhe aplikojeni në flokë të lagur. Mblidhini me peshqir flokët dhe lëreni masën e aplikuar të veprojë për 20 minuta. Më pas shpëlajini flokët, duke përdorur shampon tuaj të zakonshme.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png