Pavarësisht nëse ndiqni tendencat e fundit të thonjve ose zgjidhni thonj tërësisht natyral, kujdesi është një qasje personale që e kanë shumë goca. Por, çfarë ndodh kur ato thyhen shpejt dhe a është vërtet një shqetësim.
A jeni kuriozë ta dini se pse ndodh thyerja e thonjve? Ja disa nga arsyet, sipas mjekëve.
#1 Keni mungesë vitaminash
Besojeni ose jo, thonjtë mund të tregojnë shumë për atë që po ndodh brenda trupit. Një shkaktar i zakonshëm është anemia apo mungesa e hekurit.
2 Bëni rregullisht manikyr
Ju mund të vendosni xhel ose akrilik për të kamufluar thonjtë e brishtë, por kjo mund të heqë lagështinë dhe vajrat natyralë duke i bërë ata të thatë dhe shumë të predispozuar për t’u thyer.
#3 Keni infeksion mykotik
Infeksionet e thoit janë të zakonshme dhe ato dallohen lehtë, sidomos pas shfaqjes së njollave të bardha, të verdha ose kafe.
#4 Jeni të ekspozuar ndaj kimikateve të forta
Kimikatet e ashpra si açetoni, sapuni i fortë, dezinfektuesi, detergjentët e rrobave shtojnë rrezikun për dëmtimin e thonjve, ndaj për t’i pasur ata të hidratuar dhe të shëndetshëm, ekspertët sugjerojnë që të përdorni doreza sa herë pastroni apo ju duhet të përdorni këto detergjentë.