Gjatës mëngjesit të sotëm sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se nga mesnata Serbia po i mban të bllokuar mbi 300 qytetarë të Kosovës në kufirin e saj me Kroacinë.
Haxholli tha se “në hakmarrje dhe nervozizëm absurd” nga votimi i mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, Serbia s’po i lë të kalojnë autobusët me targa të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur edhe pronari i njërit nga agjencioni turistik i bllokuar në kufi.
Sipas tij, qytetarët janë mirë nuk kanë ndonjë maltretim por që nga pika kufitare nuk mund të kalojnë pasiqë është urdhër nga Serbia.
“Vetëm lejen e qarkullimit e kanë marrë, ne jemi mirë po ashtu edhe udhëtarët shnosh e mirë janë, as këta në kufi nuk po e din çka po ndodh veç po thojnë na duhet me zbatu urdhërin nga nalt, ende nuk e dim se kur do të lirohen 7-8 autobusët e bllokuar”, tha ai./