Mediat greke shkruajnë se ngjarje ka ndodhur mesditën e së shtunës.
Trupi i pajetë i 50-vjeçarit u gjet në oborrin e një shtëpie në Salaminë.
Sipas informacioneve të para, viktima është me origjinë shqiptare. Ai u gjet nga një mik i tij, i cili lajmëroi menjëherë autoritetet. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje kriminale, shkruan abcnews.