Më shumë se 30 fëmijë janë kthyer në Ukrainë dhe janë ribashkuar me familjet e tyre pasi u dërguan ilegalisht në Rusi, sipas organizatës ukrainase Save Ukraine.
Në një postim në Twitter, organizata tha:
“Fëmijët e rrëmbyer nga rusët nga rajonet Kherson dhe Kharkiv janë ribashkuar me familjet e tyre pas disa muajsh ndarje.”
“Fëmijët tani janë të sigurt “por kanë nevojë për rikuperim psikologjik dhe fizik”, vazhdoi ajo.