30 të vd’ekur nga CO’VID-19 në 24 orët e fundit, konfirmohen edhe 685 raste të reja!
30 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me co’ronavir’us, teksa janë konfirmuar dhe 685 raste të reja pozitive.
Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1 mijë e 384 pacientë që ishin të infektuar me viru’sin SARS CoV-2.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 995 mijë e 930 doza të vaksinës anti-CO’VID, ndërsa në 24 orët e fundit janë vaksinuar 20 mijë e 646 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 19 mijë e 923.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
10 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër CO’VID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.
Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me vir’usin COV’ID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdek’jes.
Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.
Në total numri i rasteve aktive është 19.923.