Mbrëmjen e djeshme Meritoni ka marrë një surprizë nga BB VIP, ku ka takuar një nga vëllezërit e tij Rinorin.
Meritoni është shprehur se me Rinorin kanë një lidhje shumë të afërt, dhe është personi nga i cili merr më shumë këshilla.
I vëllai i tha Meritonit se ai do të ishte më i fortë në lojë individualisht duke nënkuptuar që nuk i duhet Ilnisa. Më tej për dasmën ai tha se familja e ka parë thjesht si lojë, dhe nuk preferoi që të komentonte gjatë.
Teksa Ledioni e ka pyetur Rinorin nëse do të takojë dikë tjetër ai ka thënë: Askënd tjetër përveç Meritonit, më mjafton.
Gjë e cila ka bërë që Ilnisa të mërzitet ndonëse mesazhi në këtë pikë ka qenë i hapur.
Pas spektaklit, gjatë bisedave me disa prej banorëve, Ilnisa tha se tashmë loja në shtëpi kishte ndërruar pllakë, por pa dashur që të jepte më shumë detaje.