Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 349 testeve të realizuara në Maqedoninë e Veriut 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas qyteteve, 9 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 6 në Prilep, 5 në Tetovë, kurse në Strugë, Veles, Manastir, dhe Ohër janë regjistruar nga dy të infektuar.
Instituti i Shëndetit Publik atje brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 6 të shëruar nga Covid-19.
Me statistikat e fundit, në Maqedoninë e Veriutgjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1.123 persona prej të cilëve 1.235 janë kuruar.
Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar gjithsej 20.088 testime për Covid-19.
Shifra zyrtare e personave që kanë humbur betejën me Covid-19 në këtë vend mbetet 95.