Një 26 vjeçare, ka vdekur dje pasi ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Policia, sot ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh, se e njëjta dyshohet se bëri vetëvrasje.
Lidhur me rastin është arrestuar një person.
Raporti i plotë i policisë:
SHTYTJE NE VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE
Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.