Me 24 janar 1999, forcat serbe kishin ekzekutuan mizorisht Shaban Kelmendi nga Rakovina, me fëmijët Besimin (12 vjeç) e Haxhiun (11 vjeç) dhe Hysen Kurti nga Cermjani me gruan e tij, Sanijen, shkruan IndeksOnline.
Këto familje u rikujtoi sot, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
“Armiku ishte i pamëshirshëm e nuk kurseu as gra e fëmijë. Me 24 janar 1999 u ekzekutuan mizorisht Shaban Kelmendi nga Rakovina, me fëmijët Besimin (12 vjeç) e Haxhiun (11 vjeç) dhe Hysen Kurti nga Cermjani me gruan e tij, Sanijen. Fati i këtyre familjeve shqiptare i goditi edhe shumë të tjera. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë tonë.Lavdi!”, ka shkruar ai./IO/