Donald Veshaj e ka rikthyer videon e famshme me Bora Zemanin, pak ditë pasi e fshiu atë.
Aktori hoqi të gjitha kujtimet me Beatrix Ramosaj të postuara nga vëllai i saj Romeo, gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë, dhe të njëjtën bëri edhe me videon ku u puth me Borën.
Megjithatë, Donaldi vendosi ta rikthejë atë sërish në llogarinë e tij në Instagram, duke dhënë sinjale se diçka mund të ketë mes tyre, njofton Klankosova.tv.
Videoja është shikuar afër 2 milionë herë dhe ka marrë më shumë se 12 mijë komente.