Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Financave, ka identifikuar se gjatë vitit 2024 janë realizuar pagesa pensionale në vlerë prej rreth 59 mijë eurosh pas vdekjes së përfituesve.
Nga krahasimi i të dhënave, ZKA ka zbuluar se gjatë vitit 2024 janë kryer gjithsej 437 pagesa të tilla, me një vlerë totale prej 58,750 euro.
Sipas raportit, këto pagesa ndodhin kryesisht për shkak të vonesave në lajmërimin e vdekjes apo mosregjistrimit të saj në kohë
ZKA ka rekomanduar që Ministria e Financave të analizojë çështjen në mënyrë të detajuar dhe të shqyrtojë mundësitë për kthimin e këtyre mjeteve në llogarinë e buxhetit të shtetit.