16 shqiptarët të cilët u aksidentuan pasditen e së shtunës në Katania të Italisë janë jashtë rrezikut për jetën.
Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet shqiptare u vunë menjëherë në kontakt me palën italiane.
Vetë ministri i Jashtëm, Igli Hasani telefonoi një prej qytetarëve shqiptarë që ndodhej në minibus.
Siç bën të ditur zyra për shtyp e ministrit, ai i siguroi për vëmendjen maksimale të autoriteteve shqiptare, sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore.