Qeveria Hoti do t’i ketë 16 ministri, mirëpo akoma nuk dihet se cila do t’i udhëheqë LDK’ja, transmeton Infoline-News.
I nominuari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti ka thënë se në mbledhjen e sotme vetëm e kanë informuar kryesinë e partisë lidhur me marrëveshjet e arritura për koalicion me partnerët.
Ndërsa tha se ende nuk kanë vendosur se cilat ministri do ti udhëheqë LDK’ja.
Hoti, ka thënë se në kabinetin që synon të udhëheqë do të ketë 16 ministri.
Hoti ka deklaruar se ndryshime do të ketë në Ministrinë e Ekonomisë, pasi që sipas tij, në atë ministri aktualisht janë të përfshira pesë ministri e gjysmë