Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 156 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një postimi në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.862”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar 218 raste të reja me COVID-19.