Instituti i Shëndetit Pulbik ka njoftuar se sot kanë rezultuar 13 persona pozitivë pas testimit në Laboratorin Mikrobiologjik, transmeton infoline-news.
Përmes njoftimit të zakonshëm në Facebook, Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë testuar 113 raste, ku 13 me rezultat pozitivë kanë qenë raste kontakti me të infektuarit e mëhershëm.
“Sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, njofton IKSHPK-ja./