Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik, tashmë kanë ardhur dhe shpejt do të fillojnë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.
Rama ka shkruar në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta.
Ato do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png
“Përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor”, Rama.