Ministri në detyrë i Infrastrukturës Arban Abrashi tha se për projektin e autostradës që del nga marrëveshja e SHBA “Besi-Merdare”, kanë aplikuar në BERZh për financimin e këtij projekti.
Ministri në detyrë Abrashi në konferencën për media të fundit për këtë vit po ashtu
tha se pas shumë e shumë viteve është shpallur tenderi për rrugën Kijevë-Zahaq,
dhe sipas tij punimet pritet të nisin shpejt në këtë rrugë.
LEXO EDHE: Ndërron jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje
“Projektet me marrëveshjen e Uashingtonit, për autostradën e Paqes kemi aplikuar
në BERZh për financimin e këtij projekti, derisa jemi duke punuar në hartimin e
fizibilitetit të hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Prishtinë-Merdare”, tha ai.
Ministri Abrashi mendon se “Autostrada e Paqes” pritet të nis në vitin e ardhshëm.
Ndërsa tha se për vitin e ardhshëm janë planifikuar të ndërtohen disa rrugë.
Ministri ka folur edhe për punën që është bërë në fushën e aviacionit dhe sigurisë
në komunikacion.
Po ashtu edhe për projektet tjera të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.