Oriola Marashi sot është vajza e ditëlindjes! Ajo mbush sot plot 25 vjeç.
Në këtë ditë speciale për të, nuk kishte si të mungonte urimi i partnerit të saj, Eros Grezdës.
LEXO EDHE: Genc Prelvukaj sjell këngën ‘Ditë e natë’
Futbollisti ka zgjedhur që të publikojë në Instastory-n e tij një kolazh me disa prej fotove të tyre së bashku, krahas së cilave shkroi: “Urime ditëlindjen! Të dua zemër!”
Ndërsa Oriola ka publikuar në Instastory disa pamje nga festa që i kanë organizuar për ditëlindje, ku shihet një tavolinë e zbukuruar për disa të ftuar.
Dyshja po përjeton një histori të bukur dashurie prej disa muajsh tashmë. Që prej bërjes publike të lidhjes, si Oriola, ashtu edhe Erosi, kanë publikuar shpesh momente nga koha që kalojnë bashkë në rrjete sociale.