Reperi shqiptar Getoar Selimi ka dhënë një intervistë së fundi ku ka diskutuar tema të ndryshme nga jeta personale dhe karriera shumëvjeçare.
Ndër të tjera, Getoar Selimi ka zbuluar edhe raportin e tij me reperin shqiptar Viktor Palokaj i njohur në estradë si Unikkatil.
Rikujtojmë se, vite më parë dyshja janë cilësuar si rivalë me njëri-tjetrit mirëpo Gheto Geasy zbuloi të kundërtën.
LEXO EDHE: Mirsa Kërceli kthehet në muzikë pas shumë vitesh pauzë
“A e ke takuar ndonjëherë kur ke qenë në Amerikë për koncerte, si ka ndodhur një keqkuptim prej rivalitetit”, ka qenë pyetja e drejtuar Geasyt.
“Ne faktikisht jemi një gjeneratë, një gjeneratë në moshë pak a shumë, por unë kam filluar pak më herët. Sa ka qenë në Prishtinë, po flas për periudhën e shkollës së mesme, kemi qenë me një shkollë. Kemi pasur shokë të përbashkët që thonin se është ky ky dhe ka filluar të bëjë muzikë”, ka thënë Gheto Geasy.
Tutje i njëjti shton: “Unë personalisht nuk e kam njohur, nuk e kam takuar kurrë, nuk kam pasur kurrë kovnflikt me të. Po them se ka qenë një keqkuptim i kohës. Nuk dua që muzika një diçka që neve na ndan, muzika duhet të jetë diçka që neve na bashkon”.