Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes ka shpjeguar konfliktin me opinionisten Zhaklina Lekatari gjatë primes së parë të reality show-t.
Efi tha se “molla e sherrit” kishte qenë mospërputhja e mendimeve të tyre sa i përket Luizit. Kaq ka mjaftuar që në përfundim të spektaklit, tregon Efi, Zhaklina t’i “përvishet” pas kuintave, moment të cilin ajo e kishte diskutuar edhe me psikologen e saj.
Finalistja e “BBV2” tha se nëse një moment i tillë do t’i kishte ndodhur asaj Efit të mëparshme, me atë lloj natyre që kishte, ndoshta do të kishte reaguar në mënyrë të gabuar. Megjithatë, incidenti i shërbeu për të konfirmuar se ajo ka ndryshuar për mirë, duke u kthyer në një person më të qetë se më parë.
“Ka qenë një mendim i ndryshëm i imi për Luizin, dhe mendim i ndryshëm i Zhaklinës. Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qenë një debat me tone të larta nga ana e saj dhe kjo ishte një bisedë në të cilën unë kam folur me psikologen time, për t’i treguar se ka bërë një punë shumë të mirë sepse nëse dikush do të dilte më përpara para meje ashtu, ndoshta do të bëja një reagim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë, thjesht po ja shpjegoja. Arsyeja e mërzitjes dhe mërisë së Zhaklinës ishte pikërisht sepse dolën disa biseda me psikologen, mesazhet, dhe thjesht u kap tek ajo gjë që i interesoj të kapej.”
“Më erdhi shumë afër…”