Zayn Malik kapet në një aplikacion online që ofron njohje me gra më të plota, publikohen pamjet!
Pak muaj pas ndarjes nga bashkëshortja e tij Gigi Hadid, Zayn Malik është kapur në një aplikacion online të njohjeve.
WooPlus është një aplikacion, i cili mundëson njohjen me gra më të plota.
Aplikacioni përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të ndihmuar në verifikimin e përdoruesve të tij dhe një video e Zayn duke u kyçur në këtë aplikacion, ka bërë xhiron në rrjetet sociale.
Ylli mund të shihet me një mjekër të madhe, duke tërhequr fytyrat për t’u përshtatur me emocionet e fytyrave të buzëqeshura.
Duke e quajtur veten ‘Zed’ në aplikacion, ai e ka vendosur vendndodhjen e tij qytetin Ottaville në Filadelfia.
Paraqitja e tij në këtë aplikacion njohjesh me gra më të plota, vjen pak kohë pasi ai u nda me Gigin në tetor, pas një sherri publik me nënën e modeles.