Gjatë këtij vikendi në Kosovë disa persona kanë vd ekur në rrethana tra gjike.
Tre familjarë nga Gjilani kanë vd ekur derisa po pushonin në Gjirin e Lalëzit. Dyshimet e para janë se ata janë helmuar me kërpudha. Dy tetë vjeçarë kanë vd ekur në Shtime pasi u shkelën nga vetura që po ecte me shpejtësi të madhe. Një 33 vjeçare ka vd ekur në Fushë Kosovë, derisa dyshohet se e njëjta është mby tur me jastëk nga motra e saj. Në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ndërkaq ka vd ekur një 66-vjeçar në një aksident trafiku.
Shtatë persona është bërë e ditur se kanë vde kur në rrethana tr agjike vetëm ditët e fundit në Kosovë.
Të shtunën është bërë e ditur se tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani humbën jetën në Shqipëri.
Nëna djali dhe nusja, dyshohet se kanë vde kur pas konsumimit të kërpudhave, derisa, ngjarja ka ndodhur në Gjirin e Lalzit në qytetin e Durrësit.
Pas rastit tr agjik, familjarët kanë dalë në një konferencë për media ku edhe kanë ak uzuar mjekët të cilët sipas tyre kanë neglizhuar gjendjen e familjarëve të tyre.
Ata po dyshojnë që familjarët e tyre mund të mos kenë vd ekur për shkak të konsumimit të kërpudhave.
Djali i vi ktimave në një konferencë për media ka treguar se ka biseduar me babain e tij në telefon dhe e ka vërejtur në të folur se ai nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai ka treguar se edhe qeni që ka qenë bashkë me familjarët e tij ka ngo rdhur, ndonëse nuk ka konsumuar kërpudha.
“Familja ka shkuar në shtëpi të vetë. Ajo është shtëpia jonë, babi është me dokumenta edhe shtetas i Shqipërisë. Ata janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese për neve dhe e papërballueshme është neglizhenca e mjekëve. Tre pacientë me shku me të njejtin simptomë dhe me u kthy në shtëpi me barna, nuk është adekuate. Pra pa analiza pa kurfar përkushtimi me e liru pacientin në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek. Ndërsa është e dyshimtë se edhe qeni ka ng ordhur, ndërsa ai nuk ka konsumuar kërpurdha, ai i ka ngrënë ushqimet e veta ndërsa është e dyshimtë se si ka ndodhur kjo”, ka treguar djali i vik timave.
Familjarë të tyre kanë thënë se pacienti ka pritur në Tiranë 3 orë për analiza dhe se nuk ka pasur papërgjegjësi në trajtimin e tyre.
Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri në telegram ngushëllimi për familjen Haliti ka kërkuar nga organet përkatëse të Policisë së Republikës së Shqipërisë të ndriçohet rasti.
“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tra gjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tra gjedi na ka tr onditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në telegramin ngushëllues të Hazirit.
Një rast tr agjik ka ndodhur edhe në Fushë Kosovë. Një 33-vjeçare ka vd ekur derisa, për këtë rast është arr estuar motra e saj.
Dyshimet e para, janë se motra e ka mb ytur motrën duke ia nxënë frymën me jastëk.
Të njëjtat burime theksuan se dy motrat dhe anëtarët e tjerë të kësaj familjeje dyshohet se kanë probleme mendore.
Për këtë rast kanë dhënë detaje edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Sipas dyshimeve fillestare nga kjo ngjarje dyshohet se vik tima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore. Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, njofton prokuroria.
“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vr asja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.
Një rast tr agjik ka ndodhur dje në fshatin Carralevë të Shtimës.
Dy fëmijë të moshës 8 vjeçare kanë vd ekur si pa sojë e lën dimeve trupore të marra, pasi u go ditën nga një veturë.
Ak sidenti ka ndodhur në fshatin Carralevë të Shtimes, derisa të ndjerët kanë ndërruar jetë në QKUK, pasi u dërguan atje për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate të publikuar në ‘Facebook’, derisa ka njoftuar se drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë.
“Si pasojë e këtij ak sidenti të komunikacionit, fillimisht lë ndime të rënda trupore marrin dy këmbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor . Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lën dimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Rreth orës 18:00, policia ka bërë të ditur ndërkaq se një 66-vjecar ka vd ekur në një ak sident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.