Futbollisti me prejardhje kosovare, Veton Berisha ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Futbollisti që ka nënshtetësi norvegjeze luan për klubin e Viking, kurse infektimin e tij me COVID-19 e njoftoi klubi.
“Veton Berisha ka dalë pozitiv në testin për koronavirus të mërkurën mbrëma. Lojtari nuk ka simptoma dhe është izoluar nga sot. Për shkak të pjesëmarrjes së tij në stërvitje të hënën dhe të martën, i tërë ekipi do të futet në karantinë”, thuhet në njoftimin e klubit norvegjez.