45-vjeçari u godit me grusht në fytyrë dhe u rrëzua, duke rënë me kokë në trotuar, tha policia. Ai u ndërroi jetë në spital pak kohë më vonë.
Një 42 vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për sulmin ndaj ish yllit të sërfit. Davidson u rrit në Sidnei dhe konkurroi në turneun botëror të sërfit në 2010 dhe 2011.
Ai fitoi famë në moshën 19-vjeçare në vitin 1996. Ai mori pjesë në konkurs dhe mundi kampionen botërore në fuqi Kelly Slater në dy ndeshje radhazi.
“Kam pasur shumë beteja të mira me këtë djalë. Një nga sërfistët më të talentuar që kam njohur ndonjëherë”, shkroi 11 herë kampioni i botës, Kelly Slater në Instagram.
Drejtori ekzekutiv i Surfing New South Wales, Mark Windon tha se Davidson ishte “një nga sërfistët më mirë” që Australia kishte prodhuar ndonjëherë.
“Ai ishte një talent absolut i jashtëzakonshëm dhe po aq madhështor sa ishte në ujë,” i tha ai Australian Broadcasting Corporation.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me incidentin në South West Rocks.
42-vjeçarit iu refuzua lirimi me kusht të hënën dhe do të dalë gjykatë në nëntor, raportuan mediat lokale.