Një grua e dashuruar dhe e martuar me një kukull lecke të bërë nga nëna e saj thotë se tani ka një fëmijë me të. Meirivone Rocha Moraes, 37 vjeç, i ankohej mamasë së saj se ishte e vetmuar, ndaj ajo mori gjilpërë e pe dhe krijoi Marcelo-n.
Sipas Moraes, ajo u dashurua pas tij dhe mbeti shtatzënë, madje thotë se shtoi thuajse 2 kg gjatë saj. Para se të lindte fëmijën, ajo organizoi një dasmë me 250 të ftuar dhe më pas, bashkë me Marcelo, iu drejtuan Rio de Zhaneiros për muajin e mjaltit.
“Ishte një ditë e mrekullueshme për mua, shumë prekëse, shumë e rëndësishme. Ai është burri që unë kam dashur gjithmonë në jetë. Të jesh e martuar me të është fantastike. Ai nuk zihet me mua, nuk debaton dhe thjesht më kupton. Marcelo është një burrë i mrekullueshëm dhe besnik. Të gjithë gratë dhe burrat e kanë zili. Kur mamaja ime krijoi Marcelo dhe ma prezantoi, rashë në dashuri me të. Ishte dashuri me shikim të parë”.