Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të një piktori shqiptar në Londër, ku autoritetet pretendonin se ai kishte drogë në furgon, por në fakt ishte çaj mali.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Agimi është një piktor shqiptar punëtor që lyen shtëpi për britanikë.
Ndërkaq, kreu i qeverisë theksoi se Andi Hoxhaj, personi i cili përhapi lajmin në lidhje me arrestimin, është një anëtar brilant i komunitetit shqiptar, që jep drejtësi në Britani.
Ndër të tjera, Rama shtron pyetjen se përse bëhen padrejtësi ndaj këtyre individëve të virtytshëm.