Më shumë se një milion vetura Tesla do të tërhiqen për shkak të një problemi të ri dhe këtë herë janë dritaret, shkruan Reuters.
Është një problem ku “sistemi i mbylljes automatike të dritares mund të mos funksionojë siç duhet pas zbulimit të një pengese”. Kjo mund të rrezikojë pasagjerët, ka njoftuar kompania.
Tërheqja prek Modelin 3 të prodhuar midis viteve 2017 dhe 2022 dhe Modelin Y, X dhe S të prodhuar midis viteve 2020 dhe 2021. Tesla ka afat deri në mes të nëntorit për të kontaktuar pronarët e këtyre automjeteve dhe planifikon të përgatisë një përditësim të softuerit OTA për të rregulluar problemin.
Tesla e zbuloi problemin gjatë testimit në gusht dhe përditësimi i softuerit është pjesë e veturave të prodhuara pas 13 shtatorit.
Kjo nuk është tërheqja e parë e sigurisë për Teslan, pasi vetëm në dy vjetët e fundit ka pasur probleme me mbinxehjen e sistemit, keqfunksionime të kamerës dhe kapakut të bagazhit, sistemin ADAS etj.