Tesla ka rritur çmimin për disa vetura Model Y për tregun kinez, tregoi uebfaqja e saj të premten.
Çmimi për versionin Long Range të Model Y u rrit me 5%, ndërsa çmimet për modelet e tjera dhe për Modelin 3 janë të pandryshuara.
Tesla ngriti çmimet për të gjitha modelet e veturave të saj në Shtetet e Bashkuara të enjten, në përgjigje të problemeve të vazhdueshme globale të zinxhirit të furnizimit dhe rritjes së kostove të lëndëve të para.