Të maskuar e të arma’tosur plago’sën babë e bir, detaje për tentim grabitjen në argjendarinë në Prizren
Dy persona kanë mbetur të pla’gosur pasditen e së hënës në Prizren, si pasojë e të shtënave në argjendarinë e tyre, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të grabitur.
Pasditen e së hënës, tre persona të maskuar dhe të arm’atosur kanë hyrë në një argjendari në Prizren, ku kanë tentuar të grabisin stoli ari.
Të dyshuarit kanë shtënë me armë zja’rri në drejtim të pronarit te argjendarisë dhe djalit të tij, të cilët kanë mbetur të plag’osur si pasojë e të shtënave.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë.
LEXO EDHE: Alketa Vejsiu fokuson të pasmet me foto nga mbrapa
Ndërkaq vikti’mat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
“Prizren, 15.11.2021 – 17:02. Është raportuar se tre persona të panjohur të maskuar dhe armat’osur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari. Të dyshuarit kishin shtënë me ar’më zj’arri në drejtim të dy vikti’mave meshkuj kosovarë, pronarit të lokalit dhe djalit të tij, të cilët si pasoj e të shtënave nga a’rma janë plagosur. Të dyshuari nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Vikti’mat janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, ka bërë të ditur policia.
Të dyshuarit ende nuk janë arres’tuar, ndërkaq policia ka njoftuar se janë duke u bërë hetime intensive lidhur me këtë rast.
“Njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive nga të gjitha njësitë relevante”, ka bërë të ditur policia.