Shumica dërrmuese e pacientëve (90%) që vuajnë nga simptomat e COVID-19 të zgjatur do të shohin shenja të përmirësimit pas dy viteve, sipas një studimi të ri.
Në studim morën pjesë mbi 2,197 pacientë që vuanin nga COVDI-19 i zgjatur. Rezultatet e studimit janë publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive.
Lodhje, kollë, vështirësi në frymëmarrje, ethe, humbje të shijes, nuhatjes, vështirësi në përqendrim, depresion janë disa nga simptomat. Sipas studimit, rreth 90% ende raportojnë simptoma një vit pas infeksionit fillestar.