• Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Tech
  • Fun
    • Kuriozitete
    • Horoskopi

Na Kontaktoni

Popular Posts

Luizi zbulon pse e hoqën nga puna 2 ditë para se të hynte në BBVA

26. January 2023

Puthjet dhe përqafimet me Atdheun, Xhuli: E di që nëna është e mërzitur me mua këtë javë

26. January 2023

Si e kuptoi Luizi për hyrjen e mundshme të Butrintit: Nëse ai vjen unë dal

26. January 2023

Si të jeni më aktiv fizikisht gjatë orarit të punës

26. January 2023

Tiparet që mund t’i trashëgoni vetëm nga baba

26. January 2023

E bëri të pranonte mashtrimin e saj më të madh, Ronaldo për Tean: Si mundet ajo të flasë për gënjeshtra, kur u tall me një Shqipëri të tërë

26. January 2023

TCH ka gënjyer! “Më bënë presion të madh”, pas Fatmir Laçejt, reagon edhe ish-kryetari i Dhomës së Noterëve

26. January 2023

E veçanta e orës së Ronaldos që kushton 780 mijë euro, çfarë e lidh atë me Arabinë Saudite

26. January 2023

‘Zemra’ e Tokës nuk rrotullohet më dhe mund të ketë ndërruar drejtim

26. January 2023

Zbulohen në Jerusalem gjurmët misterioze të dorës 1000-vjeçare në gur

26. January 2023
Facebook Twitter Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Tech
  • Fun
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
Infoline NewsInfoline News
Ballina Situata e sigurisë në veri – Deklarohen nga KFOR-i
Lajme

Situata e sigurisë në veri – Deklarohen nga KFOR-i

9. December 20223 Mins Read
Share
Facebook

Misioni i KFOR-it është duke përcjellur nga afër situatën e sigurisë në veri të vendit pas zhvillimeve të fundit.

Në një deklaratë, nga KFOR kanë thënë se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse është e nevojshme.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

“Ne po monitorojmë nga afër situatën. Ne jemi vigjilentë dhe jemi të gatshëm të ndërhyjmë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Nga ky mision kanë bërë thirrje që të dyja vendet të shmangin veprimet dhe gjuhën që mund të rris tensionet. Për më tepër kanë kërkuar që Kosova e Serbia të angazhohen në dialogun politik.

“Është e rëndësishme që të dyja palët të shmangin retorikën dhe veprimet që mund të rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun politik”.

“KFOR-i qëndron i përkushtuar të vazhdojë ofrimin e kornizës së sigurisë në të cilën dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të ecë përpara. Ky është çelësi për sigurinë në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin në të gjithë rajonin”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Kujtojmë se pasditen e së enjtes Policia e Kosovës ka shtuar numrin e pjesëtarëve të saj në pjesën veriore të vendit. Para dy ditësh është sulmuar zyra e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, ndërkohë që në vazhdimësi janë dëgjuar të shtëna të armëve.

Kurse mbrëmë në ora 23:00, gjatë kohës kur njësitet policore kanë qenë në patrullim në Zveçan janë sulmuar nga disa persona. 

Një polic i moshës 40 vjeçare është plagosur me armë, derisa plumbi ka përfunduar në shpatullën e tij.

“Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për gjendjen e tij shëndetësore ka folur drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi.

Zhubi ka konfirmuar se polici është plagosur me plumb në shpatull, teksa ka shtuar se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Ajo shtoi se zyrtari policor për tretman të më tutjeshëm është dërguar në Prishtinë.

“Po mbrëmë ka ardhur polici i plagosur me një plumb tek shpatulla, ka marrë ndihmën mjekësore ka qenë mbrëmë i shtrirë në repartin e Ortopedisë, jashtë rrezikut për jetë është transferu në Prishtinë për tretman ma të tutjeshëm”, ka thënë ajo.

104
KFORI
Share. Facebook

Related Posts

TCH ka gënjyer! “Më bënë presion të madh”, pas Fatmir Laçejt, reagon edhe ish-kryetari i Dhomës së Noterëve

26. January 2023

‘Zemra’ e Tokës nuk rrotullohet më dhe mund të ketë ndërruar drejtim

26. January 2023

Automekaniku nga Kosova nuk e pranoi ndarjen nga e dashura, vazhdimisht e kër’cënoi me vr’asje

26. January 2023

Comments are closed.

Të Fundit

Luizi zbulon pse e hoqën nga puna 2 ditë para se të hynte në BBVA

Puthjet dhe përqafimet me Atdheun, Xhuli: E di që nëna është e mërzitur me mua këtë javë

Si e kuptoi Luizi për hyrjen e mundshme të Butrintit: Nëse ai vjen unë dal

Si të jeni më aktiv fizikisht gjatë orarit të punës

Infoline News është portal i pavarur i lajmeve nga vendi , rajoni dhe bota me fokus në showbiz.
Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga Sh.p.k ”Infoline digital marketing”.

Email: [email protected]
Adresa: Prishtinë

 

Facebook Instagram
© 2023 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.