Mund të ketë shumë prindër të mirë, por në situata të tilla
askush nuk mund të bëjë një punë të përsosur. Vihet re
rritja e ankthit tek fëmijët.
Lajmet e përditshme rreth Covid-19 po ndikojnë edhe tek ata, duke i
stimuluar të mendojnë më shumë për virusin vdekjeprurës dhe rrjedhimisht
mund të mendojnë se ‘të gjithë do të vdesin nga Covid-19’. Është shumë
e rëndësishme mënyra se si komunikoni me fëmijën tuaj këtë periudhë.
Këtu janë disa sugjerime për të bërë të mundshëm një komunikim funksional:
Jini qetësues në një mënyrë të ndershme
Do të jetë mirë të thoni që nuk e dini saktësisht pse rregullat vazhdojnë të
ndryshojnë. Është më mirë në fakt, sesa të pretendoni se e dini pse. Megjithatë
, mund të thoni se: ‘Çdo ditë po mësojmë më shumë për këtë virus krejtësisht
të ri dhe kështu do të jemi në gjendje të gjejmë mënyra të reja dhe më të mira
për t’u përgjigjur’. Kjo e bën diferencën e rregullave diçka pozitive, më shumë
sesa negative.
Merrni kohë për të dëgjuar këndvështrimin e tyre
Është normale të supozojmë se njerëzit e tjerë i shohin gjërat siç i shohim ne
, por e kemi gabim pothuajse gjithmonë kur ai personi tjetër është fëmijë.
Fëmijët e ndërtojnë botën në mënyrën e tyre dhe shpesh kanë perceptime
shumë të ndryshme nga tonat. Kur fëmija juaj thotë se është i shqetësuar,
pyetini saktësisht pse dhe kuptoni se nga çfarë kanë më shumë frikë. Mos
nxitoni t’i ofroni siguri ose këshilla. Së pari, vetëm dëgjoni!
Shmangni fajin
Theksoni se askush nuk është fajtor në situatën aktuale dhe që të gjithë po
bëjnë më të mirën – por ajo që quhet ‘më e mira’ vazhdon të ndryshojë.
Tregojuni fëmijëve se ata bëjnë gjënë e duhur kur ndjekin rregullat çdo ditë.
Sigurohuni që ata ta dinë që jeni krenarë për ta në lidhje me këtë.
Bëhuni një model i mirë
Sjellja, si dhe gjendja shpirtërore, u flet fëmijëve më shumë se fjalët tuaja.
Mbajini sa më të informuar të jetë e mundur, ndiqni udhëzimet sa më mirë që
të jetë e mundur, shmangni fajin dhe trajtojini të tjerët me mirësjellje dhe respekt.
Më e rëndësishmja nga të gjitha: kujtojuni fëmijëve çdo ditë se sa i doni ata
dhe sa krenarë jeni për përpjekjet e tyre.