Leoni katër muajsh i cili vu ante nga një sëmundje e rëndë në zemër, tashmë është shëruar pas një operimi në Turqi.
Lajmin e bëri të ditur humanisti Adnan Hyseni i cili përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas një operimi disa orësh në zemrën e Leonit çdo gjë ka përfunduar me sukses.
Ky operacion sipas Hysenit është kryer në një nga sp italet e Turqisë, ndërkaq ai po ashtu falënderoi të gjithë ata qytetarë të cilët kontribuuan në dhënien e mjeteve financiare, për t’ia mundësuar trajtimin si dhe operimin Leonit të vogël.
Adnan Hyseni kërkon ndihmë për Leonin katër muajsh – i duhen mbi 39 mijë euro për operim jashtë vendit
“E pabesueshme por e vërtetë, shpëtohet jeta e Leon Ukaj, merre fund akthi i prindërve të tij. Edhe një lajm i mrekullueshëm sot po e ndaj edhe me të gjithë ju bamirës, operimi disa orësh në zemren e vogëlushit Leon Ukaj ne Turqi ka përfundua me sukses. Ju që më besuat edhe në këtë iniciativë humane për Leonin e vogël dhe ndihmuat, ju shpëtuat jetën e vogëlushit katër muajsh i cili ishte në gjendje tepër të rënd si dhe lehtësojë shpirtin e prindërve të tij të cilët janë afër me Leonin në sp ital, në Turqi e që i janë falënderues secilit bamirës për mbështetje. ZOTI kurrë mos ju hupt Bamirës ai dhe ju shpërbleftë në çdo hap të jetës tuaj”, ka shkruar Hyseni në Facebook.