Sallatë Caesar
Provojeni në shtëpi, është më e thjeshtë se sa duket! Përbërësit: ▪ 200 gr fileto pule ▪ 1 fetë buke të thekur
▪ Sallatë jeshile ▪ 50 gr djath Parmigiano në copa të vogla ▪ 5-6 domate qershi sipas dëshirës Përbërësit për salcën: ▪ 100 ml majonezë ▪ 40 ml qumësht ▪ 40 gr parmigiano i grirë ▪ 1 lugë gjelle mustardë ▪ 2 lugë gjelle lëng limoni ▪ 1 thelbi hudhër Përgatitja: Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.
Fileton e pulës e presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me pulën sipër sallatës jeshile dhe djathit në copa. Në fund shtojmë salcën sipas dëshirës.