Elefete Maxhuni nga Vushtrria që njihet si Duda, është ajo që e mban familjen me punën e saj, ajo merret me punë dore, pavarësisht vështirësive që kishte hasur si një vajzë e re, ajo kurrë nuk ishte ndalur së punuari.
Ajo foli për vështirësitë e jetës që ka kaluar, për vd ekjen e shtatë fëmijëve të vde kur e jetën e saj që nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Kur të mundohesh për familje nuk lodhesh kurrë, e mërzitur jam shumë shtatë fëmijë më kanë vd ekur, po mu qeto punë qeto rruaza që i kam punuar, qeto me kanë hekur mërzi”
“Tre më kanë vd ekur në fshat, kur kam dal nga fshati kamë qëndruar një kohë te baba me tre fëmijë me dy çika dhe një djalë, djali më ka vd ekur nga dielli, më kujtohet veç më ka shikuar edhe ka dhanë shpirt 4 vjeç ka qenë, tani më kanë mbet dy çika, çikës ju keqësua gjendja dhe më vd iq në ditë bajrami, ne ditë bajrami e kam va rros.”
“Djali 27 vjeç më është mb ytur në ujë, e atë ditë un jam nisë në Stamboll me marr mall, më ka thanë udha e mbarë, e kur jam kthyer as xhe nazen se kam pa.” tha Maxhuni.