Është mbajtur edicioni i 20-të i ceremonisë vjetore “Netët e Klipit Shqiptar”.
Eventi, që mbahet në Ulqin, mblodhi artistë të shumtë anë e mbanë trojeve shqiptare.
Një nga këngëtaret e pranishme dhe në garë ka qenë Ronela Hajati.
Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ajo ka zbuluar se është zyrtarisht fituese e edicionit të 20-të të “Netët e Klipit Shqiptar”.
“TQR fitoi video më e mirë në të gjithë komponentët dhe unë jam zyrtarisht fituese e edicionit të 20-të të Netët e Klipit Shqiptar”, nis postimi i biondes.