Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, kanë shijuar trajtimin VIP teksa kanë dalë të premten për blerje në Sydney.
Dyshja u panë duke mbërritur në House of K’dor, një markë bizhuterish luksoze në Double Bay të Sydneyt.
Ylli i popit Rita, 32 vjeçe, dukej elegante me pantallona të zeza të gjera, një bluzë të bardhë dhe një pallto të gjatë të zezë.
Këngëtarja britanike, e cila ndodhet në Australi për të filmuar “The Voice”, kompletoi pamjen me një palë nallane lëkure prej 550 eurosh nga Camilla dhe Marc, syze dielli dhe një çantë të zezë.