Mund ta konsumoni në fillim të ditës, nëse jeni nga ata persona që ju pëlqen të ëmbëlsoheni menjëherë pas zgjimit…
Përbërësit:
3 lugë kafe
3 hurme
3 lugë qumësht bajame
2 lugë kos grek
Gjysmë filxhani akull
Rreth 200ml krem pana pa sheqer
Përgatitja:
Përzieni hurmat dhe qumështin e bajames në një blender. Shtoni kafenë, kosin dhe akullin dhe përziejini shkurtimisht. Hidheni në gota që i keni ftohur në frigorifer dhe sipër i hidhni krem pana