Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025

Selena Gomez shfaqet elegante në NYC për xhirimet e serialit kriminal “Only Murders”

11. Juni 2025

Grida Duma feston ditëlindjen, kaq vjet mbush sot!

11. Juni 2025

Arrestohet një nga YouTube-erët më të ndjekur në botë, çfarë ka NDODHUR?

11. Juni 2025

Vrasësi i Grazit i kishte dërguar nënës së tij video lamtumirëse para aktit

11. Juni 2025

Martesa e çiftit të famshëm merr fund pas 21 vjetësh

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lajme»Reagon KMDLNj pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Serbi
Lajme

Reagon KMDLNj pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Serbi

10. Juni 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar sot pas ndalimit në Serbi të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar tri ditë më parë dhe i është caktuar masa e paraburgimit.

KMDLNj thekson se kohëve të fundit Serbia ka shpeshtuar arrestimin e qytetarëve të Kosovës me arsyetim se kanë qenë pjesë e UÇK-së.

“Gjithashtu, edhe në Maqedoni të Veriut po arrestohen shqiptarët që janë vënë në listën e Interpolit, me kërkesë të Serbisë. Pastaj po hiqen të zitë e ullirit për të pamundësuar ekstradimin e tyre në Serbi. A. Spahiu, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës ishte arrestuar tre ditë më parë në Serbi në ndërkohë që gjykata përkatëse ia caktoi masën e paraburgimit, 30 ditë. Nga burime të paverifikuara thuhet se është marrë në pyetje për rastin në Banjskë të Zveçanit kur pati një sulm paramilitar ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

Më tej, KMDLNj thekson se thuaja në 95 për qind të rasteve të arrestimit, të arrestuarit ishin pjesëtarë të UÇK-së.

“KMDLNj në shumë reagime pati kërkuar që ta shmangin kalimin nëpër territor të Serbisë për të shkuar në vendet e tjera. Autoritetet serbe ka bërë arrestime të përzgjedhura duke e përshtatur me dinamikën e arrestimeve të serbëve në Kosovë. Këto arrestime tashmë po shndërrohen në një ping – pong politik ku më së paku bëhen përpjekje për të siguruar drejtësi për viktima dhe përgjegjësi për ata që janë pjesë e zinxhirit të përgjegjësisë për krime”, thuhet në reagim.

KMDLNj thekson tutje se për shkak të mungesës së bashkëpunimit midis Kosovës dhe Serbisë në fushën e drejtësisë nuk ka shumë mundësi të sigurohen se ndaj të arrestuarve në Serbi, qytetarë të Kosovës, respektohen të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria, sipas standardeve ndërkombëtare.

“Ndërkaq, qytetarët serbë të arrestuar në Kosovë e që kanë thuaja 100 për qind shtetësi të dyfishtë apo edhe për shtetasit e Serbisë të arrestuar në Kosovë, përjashtuar rastet skajshmërisht të rralla, vizitat monitoruese lejohen dhe faktet tregojnë se ata trajtohen plotësisht në përputhje me dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria”, thuhet në reagim.

Tutje, KMDLNj thekson se është në interes, në radhë të parë të familjeve të të arrestuarve, pavarësisht shtetas të cilit shtet janë, pastaj edhe publikut që të sigurohen informata nga burime të paanshme dhe të pavarura për trajtimin e personave të dyshuar e që mbahen të arrestuar në Kosovë, Serbi apo një shteti tjetër të rajonit prandaj KMDLNj pati propozuar që të bëhet një marrëveshje mbështetur në vullnet të mirë e që iu lejohet monitorimi i papenguar personave të privuar nga liria në Kosovë dhe Serbi.

“Monitorimi do të bëhej ekskluzivisht nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe raporti i monitorimit do të dërgohej te Shërbimet Korrektuese të shteteve përkatëse që kanë përgjegjësi për trajtimin e personave të privuar nga liria sikur edhe te Ministritë e Drejtësisë. Për tejkalim të autorizimeve zyrtare dhe profesionale policore gjatë arrestimit dhe mbajtjes policore prej 48 orëve, përgjegjësia do të adresohet te drejtori i Policisë dhe Ministrisë për Punë të Brendshme. KMDLNj pret që Arbnor Spahiu do të trajtohet në përputhje me të drejtat që i takojnë , se do të ketë vizita të lejuara, mbrojtje dhe mbrojtës për të cilin vet ai përcaktohet dhe se rasti i tij nuk do të politizohet. Vetëm pasi të arrestuarit në Serbi, shtetas të Kosovës janë liruar, KMDLNj ka siguruar prova se ndaj tyre trajtimi policor dhe gjatë mbajtjes ka qenë korrekt”, thuhet në njoftim.

 

KMDLNj
Share. Facebook
Previous ArticleDiana Tahiri feston ditëlindjen
Next Article Lumi B po vjen me diçka të re

Related Posts

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025

Selena Gomez shfaqet elegante në NYC për xhirimet e serialit kriminal “Only Murders”

11. Juni 2025

Procesi për hoxhën Ahmed Kalaja, çfarë vendosi gjykata?

11. Juni 2025
Leave A Reply Cancel Reply

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

Read More

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

Read More

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

Read More

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.