Reperi i njohur MC Kresha ka folur hapur për raportin e tij me Don Xhoni, duke sqaruar pse një bashkëpunim mes tyre ende nuk ka ndodhur – ndonëse është kërkuar shpesh nga fansat. Infoline News
I ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqi, Kresha rrëfeu se mes tyre nuk ka pasur asnjë konflikt apo prishje raportesh. Përkundrazi, ai tregoi se Don Xhoni kishte shprehur gatishmëri të plotë për të bashkëpunuar që në fillimet e suksesit të tij.
Sipas Kreshës, pas një paraqitjeje televizive, Don Xhoni kishte shkuar në studion e tij dhe ishte treguar shumë i hapur për marrëveshje.
“Kur ka ardhur te ne, ka thënë: ‘Qitne kontratën, shkruani çfarë të doni’,” – tregoi Kresha.
Megjithatë, reperi theksoi se ai nuk e sheh muzikën si një projekt të ndërtuar mbi kontrata dhe kalkulime biznesi. Ai beson më shumë në energjinë e momentit dhe në spontanitetin që lind në studio.
Madje, sipas tij, nëse Don Xhoni do të kishte qenë prezent gjatë punës në album – qoftë edhe për një vizitë të thjeshtë – një këngë mund të kishte lindur natyrshëm, pa ndonjë plan paraprak.
Në fund, MC Kresha la të hapur mundësinë e një bashkëpunimi në të ardhmen, duke lënë të kuptohet se gjithçka varet nga momenti dhe ndjesia artistike – jo nga marrëveshjet formale. Infoline News







